Tifozët e Realit nuk ndalin vërshëllimat ndaj Bale, divorci afër
Rrebesh vërshëllimash nga ana e tifozëve në "Santiago Bernabeu" për Gareth Bale. Uellsiani në qendër të zërave të merkatos pavarësisht mungesës së dëshirës së tij për tu larguar nga Los Blancos në verë, u aktivizua këtë të dielë në të 70’ ndaj Athletic Bilbao, në vend të Lucas Vazquez, në fitoren 3-0.

Një moment zëvendësimi në të cilit Bale është përshëndetur nga moria e vërshëllimave të tifozëveReal Madrid, të lodhur nga ulje-ngritjet e tij dhe nga polemikat që derivojnë nga merkato.

Një sinjal i fortë dhe i qartë se si ambienti i Real, drejtuesit dhe tifozët, kanë arritur në kulmin e durimit ndaj "zotërisë 100 milionë". /albeu.com/

Shtuar më 21/04/2019, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori