Tifozët e Realit thirrje raciste kundër Dembele
Barcelona eleminoi Realin e Madridit nga Kupa e Mbretit teksa e mposhti 3-0 në Santiago Bernabeu duke siguruar dhe finalen ndaj Valencias

Por kjo ndeshje nuk ka kaluar pa polemika. Sipas kanalit "ESPN", disa tifozë, të pranishëm në "Santiago Bernabeut", kanë bërë thirrje raciste, Ousmane Dembeles.

Francezi ishte viktimë e tifozëve të Real Madridit, të cilët po bënin zhurmë si majmunë, duke e diskriminuar kështu Dembelen për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij.

Gjatë kësaj ndeshje, tifozët e Real Madridit e kishin ofenduar edhe qendërmbrojtësin e Barcelonës, Gerard Piquen.

Ndërkohë pak kohë më parë ranë pre e racizmit Koulbaly dhe Mohamed Salah. /albeu.com/

Shtuar më 01/03/2019, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori