Tifozet e Romes kopjojne Barcelonen
Albeu.com
Roma kopjon stilin e Barcelonës për ndeshjen finale të Kupës së Italisë që do zhvillohet sot në “Olimpico”. Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth 200 tifozë romanistë janë mbledhur pranë hotelit ku është vendosur skuadra zikaltër duke u përpjekur t’i lënë pa gjumë.
Për të rivendosur qetësinë ka ndërhyrë policia e kryeqytetit që ka larguar ultrasit verdhekuq.

“Nëse do të bëjnë zhurmë, për ne nuk ka rëndësi pasi jemi mësuar pas Barcelonës”, tha Mourinho në konferencën për shtyp, duke provokuar në njëfarë mënyrë tifozerinë kundërshtare. Të vetmit zikaltër që dolën në dritare për të parë tifozët kundërshtarë ishin Balotelli dhe Arnautoviq.
Shtuar më 05/05/2010, ora 14:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori