Tifozët e Ronaldos sulmojnë shtëpinë e Platini-së (VIDEO)
Hakmarrje e tifozëve të Cristiano Ronaldos ndaj Michel Platini-së. Deklaratat e presidentit të UEFA-s nëntorin e kaluar, kur u shpreh se "Topin e Artë" duhet ta fitojë një gjerman duke u rreshtuar qartazi në favor të Manuel Neuer, nuk janë lënë në harresë madje në vigjilje të ceremonisë së dorëzimit të çmimit prestigjioz një agjenci portugeze ka ndërmarrë nismën le të përzëmë Platini madje duke sulmuar shtëpinë e francezit në Paris.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, fansat e Ronaldos shpjegojnë gjithçka, 61 është numri i golave që shënoi Cristiano sezonin e kaluar, dhe po kaq topa kanë grumbulluar tifozët e luzitanit.

Ata janë nisur në udhëtim drejt Parisit ku destinacioni ka qenë shtëpia e numrit një të UEFA-s.

Fansat e Ronaldos, siç tregohet në video, kanë mbërritur aty në orën 2.50 të mëngjesit dhe kanë nisur të shkelmojnë në ambientet e vilës 61 topat, aq sa golat e Ronaldos duke shkaktuar madje alarm dhe duke zgjuar personelin që ndodhej brenda shtëpisë së Platini.

Vërtetësia e videos mbetet për tu verifikuar, në mungesë të një reagimi zyrtar nga UEFA apo autoritetet franceze, por nisma "Le të përzëmë Platini" është 100% reale.
Shtuar më 10/01/2015, ora 11:30
dibrani
e Hënë 12 Janar 2015, Ora 00:27
po sikur ne vend te topave ti kishin hedhur bomba .e kam fjalen per topa futbolli jo ato qe i pelqejn platinise.....
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori