Tifozët e Tiranës ndezin derbin, nisen drejt Selman Stërmasit (VIDEO)

Atmosfera derbi, Tirana-Partizani on Vidnews.

Dhe më pak se dy orë na ndajnë nga derbi i shumë pritur i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizani e cila do të zhvillohet në orën 18:00 në stadium "Selman Stërmasi".

Bardheblutë do të jenë më të shumtë në numër në këtë përballje teksa janë ekipi pritës. Një interes i jashtëzakonshëm nga ana e tifozerisë, që do të mbush plot e përplot shkallët e "Selman Stërmasit.

Një gjë është e garantuar në derbin e kryeqytetit, spektakli në shkallët e stadiumit. Vetëm 1600 bileta janë janë venë në dispozicion të tifozëve të Partizanit, të cilët do të jenë të vendosur në tribunën A dhe H, ndërsa pjesa tjetër do të jetë e gjitha bardheblu.
Shtuar më 01/03/2019, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori