Torino nuk fiton që prej 29 shtatorit kur mposhtte Milanin me përmbysje dhe përveç rezultateve negative, trajneri Walter
Mazzarri ka humbur edhe respektin e tifozërisë “Granata”, teksa dy tifogrupet më të mëdha të skuadrës kanë dalë me një komunikatë, ku kërkojnë shkarkimin e tij.
Në letrën e tifozëve, si shkaqe për këtë kërkesë renditen jo vetëm rezultatet e munguara dhe loja e dobët, por edhe fakti që
Mazzarri ka cituar si një futbollist
shembull, kapitenin e Juventusit, Giorgio
Chiellini.
“Nuk mundemi më! Walter
Mazzarri duhet të largohet! Duhet të largohet sepse
Torino bëhet gjithmonë e më e shpifur, në fushë dhe në renditje. Duhet të largohet, sepse qendra stërvitore është gjithmonë e mbyllur, duke u hequr mundësinë tifozëve të jetojnë me Torinon dhe të bëjnë tifo për të. Dhe pika e fundit, që bëri të derdhej kupa, ishte që referoi Chiellinin si
shembull për t’u ndjekur nga lojtarët e
Torinos. Provokim i papërtypshëm. Një trajner i
Torinos, nuk mund të referojë një kurrizdalë si
Chiellini, si
shembull për lojtarët e tij. Kurrë! Ka shumë e shumë lojtarë të
Torinos, që kanë nderuar fanellën dhe mund t’u referohesh atyre”, thuhej ndër të tjera në komunikatën e tifogrupeve më të mëdha të skuadrës “Granata”.
Kjo deklaratë e tifozërisë "ndez" ambientin në një javë ku
Torino do të përballet me dy sfida mjaft të rëndësishme, ndaj Lazios nesër në mbrëmje në “Olimpico” dhe në fundjavë në derbin ndaj Juventusit.
Shtuar më 29/10/2019,
ora 15:16