Tifozët e zemëruar hyjnë në shtëpinë e Valverde
Eleminimi nga Liverpool nuk përcillet lehtë nga tifozët e Barcelonës, dhe për ktë fajësojnë më tepër trajnerin Ernesto Valverde.

Sipas "RAC 1" gjatë natës së mbrëmshme dikush ka hyrë në shtëpinë e trajnerit të Barcelonës.

Ende nuk dihet se nëse kanë vjedhur diçka por ata i kanë lënë një shënim atij.

"Është se si është.", kështu kishin shkruar në shënim fansat e zemëruar.

Këto fjalë i kishte thënë trajneri i Barcelonës pas humbjes turpëruese ndaj Liverpool-it.

Nga raportimet e mediave spanjolle, Ernesto nuk do të marrë asnjë veprim ligjor. /albeu
Shtuar më 10/05/2019, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori