Tifozët grek presin me entuziazëm Migjen Bashën

Pëlqej
Migjen Basha është zyrtarisht një lojtari i Arisit të Selanikut.

Ai u largua nga Bari pasi i përfundoi kontrata dhe vendosi të transferohej në futbollin helen.

Në aeroport Basha është pritur nga një grupim ultrasish të Arisit dhe interesante ishte se njëri prej tyre mbante veshur fanellën me emrin e Kristi Valengjelit.

Vangjeli ka lënë shenjë në periudhën që ka luajtur për skuadrën selanikase dhe të njëjtën gjë do të kërkojë të bëjë edhe Basha.

“Do të jap 200% për ekipin dhe të gjithë bashkë të bëjmë më të mirën për klubin. Ka mbetur vetëm vizita mjekësore por gjithçka është në rregull, nesër është firma”, ishin fjalët e para të Bashës.

Në orët e ardhshme Basha pritet të firmosë zyrtarisht edhe kontratën që do ta lidhë me Arisin për 2 sezonet e ardhshme. /albeu.com/
Shtuar më 23/07/2018, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori