Tifozët i kërkojnë Dybala-s të mos largohet, kjo është përgjigja e argjentinasit (VIDEO)


Paulo Dybala është një nga emrat më të përfolur, për një largim nga skuadra e Juventus.

Argjentinasi ka pasur shumë oferta nga klube të mëdha evropiane, por deri më tani i ka refuzuar, pasi dëshira e tij e vetme është të qëndrojë në Torino.

PSG po reziston akoma dhe po mundohet me çdo mënyrë që ta bëjë pjesë të ekipit.

“La Joya”, megjithatë, dëshironte t’i siguronte tifozët ‘bardhezinj’, për të cilët është një idhull i padiskutueshëm, se do të qëndrojë”.

Teksa ishte duke udhëtuar me makinë në Torino, tifozë juventin i kanë kërkuar të bëjë foto me ta dhe t’u japë autografe. Gjatë këtyre momenteve, një tifoze i tha atij: "Mos u largo". Përgjigja e Dybala ishte e thatë, por me buzëqeshje. Ai e siguroi zonjën: "Jo, jo".
Shtuar më 22/08/2019, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori