Tifozët kërcënojnë presidentin e Serisë A
Tri ndeshje dhe tri humbje për skuadrën e Sampdoria në kampionatin e Serisë A, që mbyll renditjen me 0 pikë.

Situatë aspak e mirë për klubin, që është përfshirë kohët e fundit edhe nga zërat për e shitjen e tij.

Presidenti Massimo Ferrero pritet t’i dorëzojë kuotat për shumën e 100 milionë eurove tek një grup investitorësh të drejtuar nga Gianluca Vialli.

Gjithsesi, 0 pikë në renditje ka krijuar pakënaqësi te tifozët, që kanë shkuar gjatë natës në qendrën stërvitore të Sampdoria. Sot në mëngjes, në derën hyrëse është gjetur një parrullë kërcënuese ndaj presidentit. "Ferrero, njeri i keq. Ruaju!"

Menjëherë policia ka nisur hetimet, duke marrë në dorëzim edhe pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë. Situata nuk është aspak e mirë, teksa skuadrat përgatitet për ndeshjen e radhës në kampionat, ndaj Torinos.
Shtuar më 18/09/2019, ora 14:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori