Tifozët kritikojnë ashpër Paul Pogba-n
Performanca e dobët e Paul Pogba në ndeshjen e mbrëmshme, Francë-Rumani ka zhgënjyer tifozerinë.

E gjithë tifozeria priste një debutim spektakolar të yllit të Juventusit, por ashtu nuk ndodhi.

Disa prej tifozëve shprehen, se mesfushori nuk e meriton besimin që i është dhënë. Disa të tjerë kanë deklaruar se shuma 120 milionë Euro e ofruar për të pasur në dispozicion shërbimet e francezit është e tepruar.

Por ndoshta vemëndja e madhe në drejtim të Pogba, ka ndikuar negativisht tek performanca e tij, pasi mesfushori mund të jetë ndjerë nën presion sepse rreth aftësive të tij teknike të paktë janë ata që mund të kenë dyshime.

Dje, Gazeta L’Equipe, faqen e saj të parë e hapte me mbishkrimin “Pogba shkruaj historinë” ndërsa pritshmëritë kanë qenë të mëdha edhe nga mediat e tjera. /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2016, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori