Tifozët kthehen në stadiumet e Anglisë, por nuk guxojnë të festojnë shumë për gola
Tifozët">Tifozët do të kthehen në stadiumet e futbollit anglez të mërkurën, me disa klube që hapin dyert për një numër të kufizuar adhuruesish.

Por përvoja e ditës së ndeshjes do të jetë larg nga ajo që ata janë mësuar ta kenë.

Ata do të përballen me sistemet njëkahëshe, kontrollet e temperaturës, kontrollet e rrepta në hyrje dhe objektet minimale të hotelierisë.

Madje edhe festimi i golave duhet të bëhet në mënyrë të përmbajtur, shkruan Reuters.

Klubet e Championshipit (kategoria e dytë), Luton Town dhe Wycombe Wanderers do të sinjalizojnë fundin e bllokimit kombëtar të Anglisë pasi do të presin Norwich Cityn, përkatësisht Stoke Cityn në ndeshjet e xhiros së 15-të.

Përveç disa ngjarjeve testuese në disa ndeshje të Championshipit në shtator, duke lejuar një mijë tifozë, stadiumet e futbollit të Anglisë kanë qëndruar të mbyllura që kur u shfaq pandemia e koronavirusit.

Lutoni dhe Wycombe janë në zonat e kategorisë së dytë të vendit, që sipas udhëzimeve të Qeverisë britanike do të thotë që lejohet pjesëmarrja deri në dy mijë persona në ngjarje sportive në ambient të hapur.

Ndërsa është një hap drejt normalitetit sportiv, rutina e vjetër e takimit të grupeve të tifozëve, pastaj përplasja në tribuna pesë minuta para fillimit të ndeshjes, do të jetë e pamundur nën udhëzimet e rrepta të Qeverisë.

Skuadra e Lutonit e ka kufizuar pjesëmarrjen në një mijë “ambasadorë” të zgjedhur nga mbajtësit e biletave sezonale të paktën për dhjetë vjet.

“Ashtu si me gjithçka në jetën tonë të përditshme gjatë vitit 2020, të gjithë tifozët">tifozët duhet ta kuptojnë se përvoja e ditës së ndeshjes do të jetë shumë e ndryshme nga ajo që ata janë mësuar para pandemisë”, tha klubi në një mesazh të lëshuar për tifozët">tifozët.

Vendet do të caktohen nga klubi për të siguruar distancimin social; pyetësorët shëndetësorë duhet të plotësohen dhe kontrollet e temperaturës të bëhen.

Tifozët">Tifozët duhet t'u përmbahen orareve të caktuara të mbërritjes në stadium. Maskat do të jenë të detyrueshme, ndërsa në vërshëllimin e fundit të ndeshjes tifozët">tifozët do të dalin prej stadiumit një nga një në rresht në të njëjtën kohë.

Wycombe do të kufizojë pjesëmarrjen e tifozëve në një mijë ,ndërsa po provon masa të reja për të siguruar një kthim të sigurt për tifozët">tifozët. Të dy klubet shpresojnë të kalojnë në dy mijë tifozë për ndeshjet e tyre të ardhshme në shtëpi.

“Shmangni përqafimet, shtrëngimet e duarve ose kontakte të tjera të afërta me njerëz që nuk janë në flluskën tuaj shoqërore, kujdesuni kur këndoni, brohoritni ose festoni”, është një kod i sjelljes që udhëzon tifozët">tifozët në faqen e internetit të Wycombet.

Mbështetësve madje u është thënë që të mos e prekin topin nëse ai bie në tribuna.

Klubi i League One (kategorisë së tretë), Charlton Athletic mund të akomodojë dy mijë shikues për ndeshjen në shtëpi të mërkurën kundër MK Dons. Ndërsa nuk do të ketë objekte afariste hapur, një "çokollatë e nxehtë falas" do të ofrohet për të gjithë tifozët">tifozët si një gjest i mirëpritjes.

Shrewsbury Town, i cili si Charltoni organizoi një ngjarje testuese në shtator, do të ketë dy mijë tifozë në stadiumin “Montgomery Waters Meadow” për ndeshjen ndaj Accrington Stanleyt. Në divizionin e tretë, Carlisle United do të lejojë deri në dy mijë tifozë për ndeshjen kundër Salford, ashtu si edhe Cambridge United që luan si vendës ndaj Mansfield Town.

Arsenali do të jetë klubi i parë i Premier Leagues që do të ketë tifozë për një ndeshje zyrtare që nga muaji mars, kur të enjten mbrëma do ta presë në shtëpi skuadrën e Rapidit të Vjenës në kuadër të Ligës së Evropës.
Shtuar më 02/12/2020, ora 18:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori