Tifozet madrilen besojne ne kualifikimin
Albeu.com
Pas humbjes 1-0 në Lion, u pa qartë zhgënjimi i lojtarëve dhe drejtuesve të Real Madridit. Askush nuk e kishte parashikuar një humbje dhe lojë të tillë, që la "gojë hapur" edhe tifozët madrilen.Në një anket për gazetën spanjolle "Marca", tifozët janë shprehur nëpërmjet votës në internet se Reali do të kualifikohet për në cerekfinalen e Champions League, duke përmbysur gjithcka në Madrid.

Janë 53% e votuesve që e besojnë një gjë të tillë, ndërsa pjesa tjetër, 47% nuk besojnë te "galaktikët" dhe shpresonë se Lioni do të vazhdojë për më tej. Dhe ndoshta zhgënjimet në gjashtë vitet e fundit dhe eliminimi i Realit në fazën e 1/8-ve i japin të drejtë këtij 47%-shi.
Shtuar më 20/02/2010, ora 04:35
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori