Tifozët: Mourinho ik!
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Është vetëm gjysma e sezonit në Primera Division dhe Real Madrid, jo vetëm që nuk është në rrugë të mbarë për të mbrojtur titullin e kampionit, por edhe në renditjen tabelore ka disavantazh prej 16 pikësh kundrejt Barcelonës dhe gjenden të tretët edhe pas "kushurinjëve" të Atletico Madrid.

Jose Mourinho nuk dëshiron të largohet nga "Santiago Bernabeu", kështu të paktën ai pretendon, por tifozët e klubit madrilen, si duket nuk e duan më.

Pas humbjes me Malagan, 3-2 në një ndeshje, ku ai vendosi që të mos e inkuadroi Iker Casillas në formacionin e parë, por e la në stolin rezervë, tifozët e Real Madrid e kanë "tradhëtuar".

Sipas një sondazhi të sportives shumë pranë klubit "Los Blancos", "Marca", deri më tani kanë marrë pjesë pothuajse 79 mijë lexues, ku 82.6 për qind të tyre besojnë se Mourinho pas disfatës së djeshme duhet të largohet menjëherë nga drejtimi i Galaktikëve.

Mbështetje i kanë dhënë vetëm 17.4 për qind të të anketuarve edhe pse ai nuk mendon të jep dorëheqje. /albeu.com/

Shtuar më 23/12/2012, ora 18:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori