Tifozët në delir, ekipi Italian kthehet pas 7 viteve në Seria A (VIDEO)
Java e fundit në Serinë B italiane ka vendosur edhe një verdikt të madh sa i përket ngjitjes një kategori më sipër.

Një nga klubet ikonë, si ai i Lecces, fitoi në shtëpi me shifrat 2-1 përballë Spezias, duke siguruar edhe matematikisht ngjitjen për në Serie A sezonin tjetër, teksa në fund ka shpërthyer dhe festa e tifozëve.

Lecce e mbylli kampionatin me 66 pikë pas 36 ndeshjesh, në vendin e dytë.

Lecce rikthehet në Serie A pas 2554 ditësh, ku pikërisht në 13 majin e 2012, ra një kategori më poshtë, dhe që prej asaj kohe nuk ka qenë pjesë e elitës italiane.

Këtë sezon, Lecce arriti 19 fitore, 9 barazime dhe 8 humbje, duke u renditur në vendin e dytë.

Kujtojmë që më parë, ngjitjen e kishte siguruar edhe Breschia e mesfushorit shqiptar Emanuele Ndoj, e cila u rendit në vendin e parë të Serie B.

Ndërkohë janë përcaktuar edhe 6 ekipet që do të marrin pjesë në "Play-Off", e cila siguron edhe një vend tjetër për Serie A.
Ato janë Palermo, Benevento, Verona, Spezia, Citadela dhe Pescara e Ledian Memushajt. /albeu.com/

Shtuar më 11/05/2019, ora 18:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori