Fundjavën e kaluar, Bundesliga u dëmtua nga protestat
kundër miliarderit
gjerman, për të cilin
tifozët besojnë se është një shembull i komercializimit në futboll.
Protestat në Bundesliga nuk janë asgjë e re, me
tifozët që luftojnë rregullisht "
kundër futbollit modern", duke shprehur mendimet e tyre përmes banderolave, këngëve dhe mjeteve të tjera.
Dietmar
Hopp është një sipërmarrës
gjerman shumë i suksesshëm. Pas diplomimit në universitet si një inxhinier i certifikuar,
Hopp punoi për disa vjet si zhvillues i programeve kompjuterike dhe konsulent i sistemit në kompaninë "IBM".
Në vitin 1972, ai dhe katër bashkëpunëtorë të tjerë vendosën të largoheshin nga "IBM", duke themeluar kompaninë e softuerëve "SAP", ku
Hopp shërbeu si kryetar për një dekadë (1988-1998). "SAP" përfundimisht arriti të bëhej grupi i tretë më i madh në botë pas kompanive "Microsoft" dhe "Oracle".
Në vitin 1995, ai themeloi fondacionin "Dietmar
Hopp", i cili ka bërë rreth 600 milionë euro në dhurime bamirësie, kryesisht në fushat e sportit, mjekësisë, arsimit dhe shërbimeve sociale. Aktivitetet e fondacionit janë përqendruar në rajonin Kraichgau në Gjermaninë Jug-perëndimore, ku lindi
Hopp dhe banon gjithashtu.
Shtuar më 05/03/2020,
ora 15:25