Tifozët nuk e duan, Interi në sulm për të nënshkruar me sulmuesin
Një agjent i Interit ka qenë në stadiumin "Matmut Atlantique" ku Marseille u mund 2-0 nga vendasit e Bordeaux. Këtë e ka zbuluar francezja "Foot 365" që ka bërë me dije se klubi zikaltër ka qenë duke parë nga afër Yann Karamoh, talentin e tyre që e kanë lënë në huazim tek Bordeaux.

Sipas medies në fjalë, qëllimi kryesor i Interit ka qenë të ndjekë nga afër sulmuesin e Marseille, Florian Thauvin, i cili po shkëlqen këtë sezon në Francë, ku ka shënuar 13 gola në kampionatin vendas.

Francezi luan si sulmues në krah të djathtë, por përshtatet edhe në krah të majtë, aty ku do zinte vendin e Ivan Perisic. Kartoni i tij i llogaritur nga "Transfermarkt" vlerësohet në 50 milionë euro.

Thauvin u bë hit në faqet e para të gazetave me deklaratën e tij të fortë pas humbjes ndaj Bordeaux, ku tha: "Po flas kot më kot, jam i lodhur, ne kemi qenë të dobët këtë sezon. Është e njëjta histori çdo sezon. Jam ngopur me këto gjëra. Shpresa për vendin e tretë ka përfunduar. Madje, edhe po të shkojmë në Champions League, cili është qëllimi? Ne jemi copë-copë, mbeturina". /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2019, ora 18:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori