Tifozët nuk e duan, ylli i Marseille drejt largimit
Tashmë ka një divorc mes Florian Thauvin dhe tifozëve të Olympique Marseille. Anësori francez, pas vërshëllimave dhe kontestimeve të marra në momentin e zëvendësimit në ndeshjen ndaj Angers, ka vendosur të hidhet në kërkim të një tjetër ekipi.

Sikurse shkruan media sportive franceze, "L’Equipe", futbollisti 26-vjeçar po mendon të ndryshojë menaxhim dhe mund t’i dorëzohet Cyril Rool, një agjent italian.

Një lëvizje kjo që mund ta afrojë Thauvin në Seria A, më specifiikisht në Milano, te Inter ose Milan, por gjithashtu edhe me Napolin një destinacion potencial, si klubet më të përshtatshëm dhe të interesuar për profilin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2019, ora 20:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori