Tifozët nuk respaktuan distancën, Gjyqtari ndërpret finalen e Kupës së Danimarkës
Danimarka është ndër të paktat vende që kanë hapur stadiumet me një numër të reduktuar tifozësh që duhen të mbajnë distancë. Mirëpo finalja e Kupës në këtë vend u ndërpre sepse tifozët nuk e rrespektuan distancën.

"Gjatë pjesës së parë, gjyqtari duhej të ndërpriste ndeshjen për 15 minuta sepse tifozët e AaB (Aalborg), që nuk donin të uleshin në vendet e tyre, por ishin duke shkelur rregullat e luftës kundër Covid", ka njoftuar policia.

Pamjet e shfaqura më vonë, treguan se anëtarët e klubit Aalborg e patën problem të bindnin tifozët e tyre për t’u kthyer në vendet e tyre.

Në fund u vendos që ata të largoheshin nga stadiumi, dhe rreth 50 prej tyre, janë futur në autobus duke i rikthyer në shtëpi.

Ndeshja e ndërprerë filloi pas 14 minutave, dhe Sonderjyske fitoi 2:0.
Shtuar më 02/07/2020, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori