Tifozët nxehen me Bale, sharje dhe shkelma makinës (VIDEO)
Pëlqej
Dy humbjet në tre ndeshjet e para në La Liga dhe në Madrid ka menjëherë tension. Tifozët e Real Madrid nuk e kanë kapërcyer dot nisjen shumë të keqe të ekipit të Carlo Ancelottit: pas fitores me Cordoban në ndeshjen e parë kanë ardhur dy humbje shumë të rënda, sidomos ajo e kësaj fundjave në defbin kundër Atleticos.

Gjatë daljes së qëndrës stërvitore të Realit ka patur shumë ofendime për Varanen dhe Kroos, ndërsa ai që e ka pësuar më keq ka qënë Gareth Bale. Uellsiani nuk ndaloi për të dhënë autografe çka bëri që disa tifozë ta shanin dhe të godisnin me shkelma makinën e tij. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori