Tifozët përgatiten për Botërorin 2006
Albeu.com
Kur nuk ka mbetur shumë kohë para fillimit të ceremonisë së hapjes të Botërorit 2006 në Gjermani, tifozët e futbollit anembanë botës mezi presin fillimin e ndeshjes së parë e cila është mes vendit mikpritës Gjermanisë dhe Kostarikës.Në kryeqytetin gjerman, Berlin janë ngritur tendat e birrave dhe ekranet gjigante për tifozët. Por në të njejtën kohë është ngritur edhe niveli i sigurisë për të parandaluar tifozët ngatërrestar që të shkaktojnë probleme.Një prej arsyeve pse Gjermania mendohet se do të jetë e sukseshme është sepse do të luajë në vendin e vet dhe tradicionalisht vendet mikëpritëse nuk dalin keq. Në fakt gjatë 17 Botërorëve të kaluar vetëm gjashtë vende mikëpritëse janë bërë kampionë.Për dallim nga kampionatet e kaluara kur kampioni aktual luante ndeshjen e parë këtë radhë vendi mikëpritës Gjermania do ta bëjë këtë për shkak të rregullores së re të Fifas që edhe kampionët të takojnë. Pritet që të ketë masa të larta sigurie, sidomos ndaj tifozëve anglezë që pothuajse në çdo kampionat botëror lënë kujtimet e tyre. Një tjetër problem për të cilin sigurmi gjerman duket se ka marrë masat e duhur , është trafiki I njerëzve. Në kushtetutën gjermane njihet me ligj shtëpia publike dhe me qindra mijëra prosituta do të sfrytëzohen, por kjo nuk përjashton mundësinë e shrytëzimit të vajzave të tjera që do të ndjekin ndeshjen në kampionat. Bbc
Shtuar më 09/06/2006, ora 13:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori