Tifozët protestojnë ndaj drejtuesve, De Rossi "mollë sherri" (VIDEO)


Vendimi i Daniele De Rossit për tu larguar nga Roma, nuk është kapërdirë nga tifozët romanistë.

Pasditen e sotme rreth 600 tifozë të verdhekuqve, kanë protestuar para selisë së klubit. Në duar ata kishin pankarta kundër drejtuesve dhe largimit të ikonave të ekipit.

"AS Roma përfaqëson historinë tonë. Drejtuesit janë thjesht disa sharlatanë, të cilët nuk kanë respekt për këtë klub", thuhej në një nga pankartat.

"Roma na përket neve, tifozëve!",- një tjetër "shuplakë" drejtuar presidentit, James Pallota.
Shtuar më 17/05/2019, ora 23:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori