Tifozët protestojnë para lojtarëve të Juventusit: Shtrëngoni by… (VIDEO)
Juventusi do të vizitojë të shtunën Interin, në një tjetër “finale” që do të përcaktojë fatet e të dyja skuadrave.

Teksa Zonja e Vjetër po kryente stërvitjen, një grup i madh ultrasish kanë protestuar ashpër kundër skuadrës së tyre për paraqitjen aspak bindëse në sfidën ndaj Napolit.

Grupi i tifozëve ka kërkuar shpjegime dhe një përballje me skuadrën. Fillimisht kapiteni Bufon dhe më pas mesfushori Markizio biseduan me disa prej tifozëve duke u shpjeguar edhe faktin se përse futbollistët e Juventusit nuk shkuan të përshëndeteshin me tifozët ultras në përfundim të sfidës ndaj Napolit.

Kori kryesor i tifozëve bardhezinj në këtë protestë “Shtrëngoni by….”. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2018, ora 15:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori