Tifozët shqiptarë "skuqin" rrugët e qytetit ku Spanja pret sonte Shqipërinë (FOTO LAJM)

Futbollistët e kombëtares nuk do të jenë vetëm as në stadiumin "Joze Riko Perez", i cili do të jetë i mbushur në kapacitete të plota edhe nga spanjollët.

TKZ ka lajmëruar se do të jenë sot në Alikante për të bërë tifo për përfaqësuesen shqiptare.

Grumbullimi i tifozëve ka nisur që dje ku rreth 100 të tillë kanë mbërritur në qytetin jugor të Spanjës.

Ndërsa, sot do të vijë grupi tjetër.

"Për të gjithë ju që do jeni të pranishëm në Alikante (Spanjë), të premten, datë 6 tetor, njoftojmë që vendi i takimit për “Tifozat Kuqezi” (TKZ) do të jetë: “Paza de Amerika”, orari i takimit 17:00. Nisja për në stadiumin “Hoze Riko Perez” do bëhet në orën 19:00. Së bashku bëjmë kilometra! Për ty Shqipëri, se je më e mira"., - thuhet në njoftimin e tyre.
Shtuar më 06/10/2017, ora 12:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori