Tifozët surprizojnë Rei Manaj (FOTO LAJM)

Pëlqej
Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, e ndoqi sfidën e sotme nga stoli, për shkak të dëmtimit horror në sfidën e kaluar. Edhe pse dëshironte që të luante, drejtuesit e klubit vendosën të mos e grumbullonin për të mos rrezikuar me tej.

Ekipi i tij Albacete nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi, duke mos përfituar kështu nga barazimi i Granadës për t’i rrëmbyer kryesimin. Pavarësisht se nuk ishte në fushë, tifozët e ekipit spanjoll, i kushtuan një banderolë “luftëtarit” shqiptar.

“Fuerza R. Manaj”, shkruhej në parullën e një grupi tifozësh në stadium. Lojtari nuk ka ngurruar t’i përshëndesë tifozët e Albacetes për surprizën, teksa nëpërmjet një postimi në “Instagram” ka shkruar: “Faleminderit për mbështetjen dhe për gjithçka, kemi një pikë më shumë. Ekip i madh”. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2019, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori