Tifozët tradhtojnë Juventusin, braktisin festën e titullit
Pas zhgënjimit në Champions League, shumë pak tifozë kanë dalë në qendër të Torinos për të festuar titullin e tetë radhazi.

Rreth 200 tifozë janë mbledhur në Piazza San Carlo duke festuar, por pjesa tjetër e qendrës së qytetit ka qenë thuajse e boshatisur.

Megjithatë festa do të ketë një datë të dytë, pikërisht atë të 19 majit kur do të luhet ndeshja e fundit e bardhezinjve dhe do të ngrihet trofeu.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe vitin e kaluar, kur tifozët janë mbledhur për paradën e lojtarëve në qendër të Torinos.

Megjithatë bie në sy një atmosferë ndryshe këtë vit për shkak të eliminimit të parakohshëm nga Champions League. /albeu.com/

Shtuar më 20/04/2019, ora 22:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori