Tifozët turq e presin me sherr Turanin
Pëlqej
Pas shumë vitesh, Arda Turan vendosi të rikthehet në Turqi, për të vijuar karrierën e tij si futbollist. Fantazisti turk la Barcelonën për t’iu bashkuar skuadrës së Istambul Basaksehir, që kryeson momentalisht kampionatin turk.

Në aeroportin e qytetit kanë dalë disa qindra fansa të entuziazmuar të Basaksehirit, për të pritur yllin e tyre të ri. Gjithsesi nuk kanë munguar as incidentet mes tifozërisë dhe policisë, që kishte marrë masa shumë të rrepta sigurie.

“Ne nuk jemi terroristë, por thjesht tifozë’, thërrisnin fansat e Basaksehirit, ndërkohë që prisnin mbërritjen e Arda Turan. Edhe mesfushori i zhgënjeu disi fansat, pasi sapo i përshëndeti, vendosi të largohet menjëherë nga aeroporti./albeu.com/
Shtuar më 14/01/2018, ora 13:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori