Tifozët votojnë Mohamed Salahn si lojtari më i mirë në Angli
Pëlqej
Mohamed Salah është votuar nga tifozët si lojtari më i mirë i vitit në Angli.

Këmbëshpejti egjiptian mori 89 për qind të votave në një sondazh online me tifozë të futbollit nga e gjithë Anglia.

Në garë për lojtarin më të mirë të fansave, Salah i mposhti yjet tjera si David de Gea (Manchester United), Kevin de Bruyne (Manchester City), Eden Hazard (Chelsea), Harry Kane (Tottenham Hotspur) dhe Raheem Sterling (Manchester City). /Gazeta Express/
Shtuar më 21/05/2018, ora 16:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori