Një
tifozi anglez i ka ndodhur një gjë e pazakontë, gjatë një ndeshjeje futbolli. Në fakt kur Jamie Proctor shënoi golin e parë në pjesën e parë për Fleetwood Town ndaj Barnsley të shtunën, një tifoz kishte vendosur të shkonte në
tualet.
Shtatë orë më vonë, ai u zgjua dhe ishte ende në
tualet në shtëpinë e klubit nga Yorkshire dhe kishte nevojë për ndihmë.
Personi, emri i së cilit nuk është bërë ende i ditur dhe është rreth 20 vjec, ndërsa e ka prekur alarmin e
stadiumit kur është zgjuar nga gjumi, për ta lajmëruar me këtë rast shërbimin emergjent, raporton Zëri.info.
Zëdhënësi i stacionit të zjarrfikësve të Barnsleyt dha një intervistë për tabloidin “The Independent”, duke thënë se
personi i gjetur nuk kishte këpucë, kishte humbur telefonin dhe kapelën e tij. Ai gjithashtu kishte konsumuar shumë birra para ndeshjes.
Shtuar më 26/10/2015,
ora 17:30