Tifoz i "çmendur" pas Botërorit, mbledh 32 birra nga secila kombëtare (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Ditën e sotme ndeshja mes Rusisë dhe Arbasië Saudite do të jetë sinjali i fillimit të një maratone të shumë pritur, Botërorit "Rusia 2018".

Por veçmas lojës së bukur që do të dhurojnë futbollistët në fushën e lojës, një emocion të veçantë japin edhe tifozët, ku shumë prej tyre bëjnë edhe çmendurira gjatë Botërorëve.

Në fokus tani po ju sjellim një tifoz krejt të veçantë, i cili ka mbledhur 32 birra të ndryshme nga secili vend i kombëtareve pjesëmarrëse.

Ai quhet Gus Hully , një tifoz i flaktë nga Anglia, ku ka arritur të marrë në duart e veta birra edhe nga vendet ku alkooli është i paligjshëm, si Irani dhe Arabia Saudite.

Gus para katër vitesh kishte bërë një përpjekje të njëjtë në Kampionatin e Botëror 2014 në Brazil, por nuk arriti ti grumbullojë birra nga të gjitha vendet.

Birra e fundit e siguruar nga Gus ishte ajo e Arabisë Saudite, ku arriti ta marr një birrë Hillsburg Regullar (jo-alkolike).

Tani, me 32 birra në frigorifer, ai është gati për Kampionatin Botëror. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori