Tifozi hyn në fushë për të përqafuar Ronaldon
Cristiano Ronaldo nëpërmjet fansave ka treguar se është futbollisti më i adhuruar i evropianit të futbollit.

Edhe në takimin me Poloninë është futur në fushë një tifozë, i cili kishte për synim të përqafonte portugezin.

Megjithatë, ai nuk ia arriti qëllimin sepse sigurimi në stadiumin Stade Velodrom nuk e lejuan që t’i afrohet yllit portugez.

Ndeshja është ndërprerë për disa minuta prej gjyqtarit kryesor, Felix Brych./Albeu.com/
Shtuar më 30/06/2016, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori