Tifozi i dëshpëruar "fshin" Ozil-in
Transferimi i Mesut Ozil nga Real Madrid te Arsenal për 42,5 milionë sterlina nuk u prit nga tifozët "Los Blancos" dhe jo vetëm. Vetëm dje 4 futbollistë shumë të rëndësishëm madrilenë u shprehën kundër kësaj lëvizjeje të skuadrës, ndërsa pas tyre një admirues i turko-gjermanit nuk ka mundur të ruajë toruan duke shkatërruar fanellën e Ozil.

Tifozi e ka fshirë emrin fantazistit mbi fanellën e Real Madrid dhe më pas me "O"-në e turko-gjermanit ka formuar emrin e të ardhurit të ri, Isco.

Tifozi shumë i dëshpëruar, ka hedhur të gjitha filmimet dhe fanellat e Mesut Ozil. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2013, ora 18:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori