Tifozi i Liverpool tallet me Torres-in
Pëlqej
Tifozët e Liverpool tallen me Fernando Torres. Gjatë ndeshjes Liverpool-Milan, e vlefshme për Guinnes Cup, një tifoz i "The Reds" mbante mbi shpinë një fanellë me numër 9 të Chelsea-t, ku nuk shkruhej emri i spanjollit, por "Dont Scorres" (Mos shëno). Ironi e fortë që kërkon të tregojë se Torres shënon me shumë vështirësi.

Ish sulmuesi i Atletico Madrid duket se po kalon ditët e fundit te "Blutë" e Londrës. Spanjolli duket se nuk bënë pjesë në planet e Jose Mourinhos dhe trajneri portugez nuk e do e kishte problem largimin e sulmuesit nga “Stamford Bridge”.

Pas Atletico Madrid edhe gjermanët e Wolfsburg kanë shfaqur interes për 30-vjeçarin. Megjithatë ka një problem: Paga e lartë që Torres merr te Blutë e Londrës. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2014, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori