Tifozi i Liverpoolit: Modelja ruse u zhvesh për të ma treguar planin
Një tifoz i Liverpool ka treguar se ka qenë ai që e filmoi skenën kur modelja ruse Kinsey Wolanski hyri në fushë gjatë finales së Champions League mes Tottenham dhe Liverpool.

36-vjeçari Peter Beaumont po flirtonte me modelen 22-vjeçare, përpara se ajo të bënte reklamën për Vitaly.

"Ne të gjithë e pamë njëri-tjetrin duke menduar të njëjtën gjë:‘Kush dreqin është kjo? Unë nisa të flas me të dhe shokët nisën të më ngacmojnë, duke menduar se po flirtoja. Kështu që kur ajo më tha se nuk kishte ardhur në stadium për të parë ndeshjen, por për të hyrë në fushë, për të qenë i sinqertë mbeta gojëhapur. Ajo zhvendosi pak fustanin për të më treguar se ishte veshur me rroba banje, por unë nuk doja të shihja. Kur më tha se në minutën e 25-të do të vraponte drejt fushës, unë i thashë: Mos i hiq rrobat nëse topin do ta ketë Liverpooli në zotërim në atë moment", zbulon anglezi.

"Rreth 10 minuta pasi nisi ndeshja, ajo u zhduk, ndoshta duke dashur që të kërkojë një mënyrë për të hyrë në fushë dhe më pas u rikthye duke më dhënë telefonin e saj. Sigurohu që të më kapësh mirë, më tha dhe unë qëndrova në karrigen time ndërsa shokët talleshin. Kjo do ta heqë këtë thashë me vete dhe nuk mund ta humbasësh këtë skenë. Pas gjithë kësaj, i dashuri i saj më dha si dhuratë 150 euro. Ishte një natë pak e çmendur", përfundoi 36-vjeçari për "The Sun".
Shtuar më 10/06/2019, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori