Tifozi i mallkon vdekjen fëmijëve, shikoni si reagon Bonucci
Një mesazh i mbërritur në llogarinë e “Instagramit” të mbrojtësit të Juventusit, Leonardo Bonucci, ka acaruar jashtë mase këtë të fundit, i cili nuk është përmbajtur në reagimin e tij.

“Vdekshin të dy fëmijët e tu”, ishte mallkimi që Bonucci mori në “Instagram”, ndërkohë që juventini nuk nguroi t’i kthente përgjigje.

“Ndoshta një ditë do të jetojmë në një botë më të mirë, por për tani shpresoj që të mbaj larg fëmijët e mi nga bota ku po jetojmë. Bota e njerëzve të tillë. Bota e dhunës së gjesteve, fjalëve dhe mendimeve. Tani fshi llogarinë, ndrysho profilin, telefono dikë që të të ngushëllojë, por askush nuk mund të të ndryshojë. Do të mbetesh i neveritshëm”, shkroi Bonucci në një “Story” në Instagram.
Shtuar më 13/09/2018, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori