Cristiano Ronaldo është padyshim lojtari me më popullaritet në botën e futbollit.
Portugezi ka bërë për vete shumë fansa dhe këtë e tregojnë jo vetëm statistikat në rrjetet sociale, por edhe rastet kur fansat kanë kaluar
stjuartët dhe kanë shkuar në fushë për ta prekur ose për të marrë autografe prej tij.
Kështu ka qenë edhe rasti më i fundit në ndeshjen mes Manchester Unitedit dhe Juventusit të luajtur në “Old Trafford”. Një tifoz hyri në fushë dhe shkoi me vrap, por edhe pse i kapur nga
stjuartët ai arriti që të bënte një “selfie” me
Ronaldon.
Tashmë ajo
foto është postuar në profilin zyrtar të tifozit i cili falënderon në mënyrë të veçantë lojtarin portugez.
Shtuar më 25/10/2018,
ora 19:15