Tifozi që sulmoi autobusin e Boca: Më vjen keq, nuk e kontrollova dot veten
Pëlqej
Martin Firpo, mbështetësi i zjarrtë i River Plate, që sulmoi autobusin e Boca Juniors, e pranoi gabimin e tij. Ishte guri i hedhur prej tij, ai që gjeneroi incidentet e dhunshme më tej.

Ai pranoi se ndihej keq për atë që ndodhi dhe u justifikua për veprimin e tij, duke treguar se ishte një impuls, që nuk mundi ta kontrollonte.

“Ishte një moment, në të cilin nuk dita ta kontrolloja veten dhe për këtë më vjen keq, i cili do t’i nënshtrohet një gjyqi të shkurtuar, që mund ta dënojë atë me dy vite e katër muaj burgim".

Nga ana tjetër, agresori, i cili provokoi incidentet, tha gjithashtu: “Shkova në stadium me familjen time dhe nuk duhej t’i bëja këto gjëra. E di që kam gabuar dhe për këtë jam penduar”. Në mënyrë të pazakontë, ai arriti një marrëveshje me gjyqtarin e çështjes dhe u lirua, në pritje të gjykimit. /albeu.com/





Shtuar më 07/12/2018, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori