Tifozi "tradhëton" Barçën për Bale
Bale-Mania po bën bujë te Real Madrid. Kjo ka ndodhur tanimë me një fans që ishte i Barcelonës, por me ardhjen e uellsianit në Madrid po fillojnë edhe "dezertimet" nga ana e rivalëve të Barcelonës. Kështu, një ish fans i Barçës ka vendosur të "tradhëtojë" Azulgranat për të veshur fanellën me numër 11 të Bale.

"Unë dua Bale të jetë një sukses në Spanjë. Unë e kam ndjekur futbollin spanjoll për disa dekada, rivalitetet sociale politike të klubeve. Edhe pse unë kam preferuar gjithmonë Barcelonën dhe kamë qenë një fans i flakët, unë kam një gjë për ti falë Real Madrid. Pra, për Bale unë do ta vesh fanellën e bardhë, unë thjesht nuk mund ta injorojë, është lojtari më i shtrenjët në botë, që ka prekur shifrën afër 100 milionë", ka thënë ish tifozi katalanas, citon fishmedia. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2013, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori