Tifozja e Partizanit nuk përmbahet, sherr me shishe në klubet e natës (VIDEO)

Bukuroshja simpatike nga qyteti i Elbasanit, Trejsi Sejdini, por e deklaruar si tifoze e Partizanit në futbollin shqiptar, jo pak herë është bërë pjesë e skandaleve, pasi shumë video të saj qarkullojnë në rrjetet sociale.

E fundit që po bën namin në rrjet është video ku është bërë pjesë e një sherr në një nga club-et e Tiranës.

video shihet që Trejsi është duke kërcyer, por më pas një debat ka ndodhur me një person të paidentifikuar, gjë që ka sjellë revoltimin e bukuroshes e cila nuk ka hezituar aspak ta godasë me shishe.

Nuk dihet arsyeja e konfliktit që e detyroi Trejsin të çohet nga vendi i saj dhe të debatojë. Ndërkohë që të pranishmit kërkojnë ta qetësojnë. /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2018, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori