Tifozja e zjarrtë e Milanit ndez atmosferën para derbit (FOTO LAJM)

Pasioni i madh që Andera Tolomeiu ka për skuadrën e Milanit tashmë dihet prej kohësh.

Modelja rumune është një tifoze e zjarrtë e kuqezinjve dhe po pret me padurim derbin e Madoninës që do të zhvillohet sot në mbrëmje.

Ajo do të jetë e pranishme në "San Siro" për të mbështetur nga afër idhujt e saj në sfidën ndaj Interit.

Ndërkohë, bukuroshja rumune është shumë aktive në rrjetet sociale duke i "tërbuar" fansat me foto vërtet provokuese.

Në profilin e saj në "Instagram", nuk mungojnë as fotot me fanellën e Milanit, të cilat Tolomeiu i poston shumë shpesh.
Shtuar më 21/09/2019, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori