Tifozja seksi rrëfen lidhjen me lojtarin e Torinos: Më kënaq me udhëtime! (FOTO )

Tifozja seksi Irid Oxa me bukurinë dhe sharmin e saj i bëri të gjithë të flisnin gjatë “Euro 2016” pas përhapjes së fotove nga stadiumi me mikeshën e saj Rike Roçi.

Më pas, mediat italiane zbuluan lidhjen e saj të dashurisë me futbollistin e Serisë A të Torinos, Afriyie Acquah. Për futbollin, dashurinë dhe martesën, vajza e lindur në Fier, por që jeton prej dy dekadash në Itali, rrëfen jetën e saj pas famës.
"Dua të theksoj se unë nuk jam tifoze që ndjek skuadrën në çdo ndeshje. Ai moment në Francë ishte një pjesëmarrje si për shumë shqiptarë të pranishëm, pasi ishte eveniment për kombin tonë.

Prandaj e quaj veten me fat që u ndodha. Të tjerat erdhën pa skenar dhe kurrë nuk e mendoja të ishim në fokusin e fotoreporterëve", ka thënë ajo për gazetën Panorama.
Më tej ajo tregon për lidhjen me lojtarin e Torinos, Aquah.

" Lidhja ime është si çdo lidhje në çift, me zënkat e vogla dhe momentet e bukura magjike që mposhtin çdo vështirësi. E jetoj çdo moment, çdo ditë, derisa të jetë e shkruar, duke investuar normalisht ndjenja të pastra dhe dashuri.

Paragjykimet? Unë jam rritur në një shoqëri me mentalitet të hapur “very open mind”, prandaj këto paragjykime race, feje, ideje nuk bëjnë pjesë në botëkuptimin tim. Ndaj, nuk kam përtuar të reagoj. Unë jetoj brenda kufirit të lirisë sime, veproj brenda limitit të lirisë sime, e cila mbaron aty ku fillon liria e tjetrit. Kështu, nuk çënoj dhe nuk dhunoj interesat e askujt. Ndaj revoltohem me njerëzit keqdashës që lëshojnë ofeza pa u lënë shkas.

Udhëtimet e shumta? Me një dozë të mirë sinqeriteti po ju shtoj se dhe i dashuri më përkëdhel së tepërmi për të më dhuruar udhëtime me qëllim pushimi dhe relaksi, pasi është i lumtur kur më sheh të lumtur", tha Irid Oxa./albeu.com/




Shtuar më 05/04/2017, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori