Tifozët e Milanit irritohen me kapitenin e ri të skuadrës
Dëmtimi i rëndë i Rikardo Montolivos ka lënë jo vetëm një vend bosh në formacionin bazë, por edhe shiritin e kapiteni, i cili nuk dihet ende se ku do të shkojë.

Sipas Gazzetta dello Sport, kapiten me shumë mundësi tani e tutje do të jetë Injacio Abate, mbrojtësi veteran i cili nuk është pëlqyer asnjëherë nga tifozët, për lojën e tij aspak në lartësinë e emrave të mëdhenj që ka pasur Milani në të shkuarën.

Tani, pas Maldinit, Barezit e shumë yjeve të tjerë, shirit i kapitenit te Milani është marrë nga lojtarë të zakonshëm që nuk bëjnë diferencën në fushë.
Shtuar më 12/10/2016, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori