Tiki-Taka në kolegj, studentët imitojnë Barçën (VIDEO)
Tiki Takan e shpiki Barcelona por tani kanë filluar ta përdorin shumë skuadra, madje edhe ato jo-profesionistet. Këtë e tregojnë edhe futbollistët e një kolegji në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht ekipit Reinhardt University, të cilët mahnitën teksa e përfunduan me gol një aksion me të vërtetë shumë të bukur.

Pas një sërë pasimesh të sakta, që i morën mendjen skuadrës kundërshtare, Jansen Berry arriti të shënojë falë edhe një goditjeje shumë mjeshtërore. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2013, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori