Timo Werner refuzon Bayern, i shkell syrin Liverpoolit
Talenti i Leipzig, Timo Werner është një nga më të kërkuarit në merkato.

Futbollisti i Laipzig kërkohet nga Bayern Munich por ai nuk ka dëshirë ti bashkohet klubit legjendar.

Një garanci të tillë e jep shefi i klubit, Oliver Mintzlaff, i cili konfirmoi se nuk ka ofertë nga bavarezët dhe as bisedime për transferimin e sulmuesit te rivalët e tyre.

Ai tha se lojtari ndoshta nuk e pëlqen Bayernin, por dëshiron të punojë me Tuchel apo Klopp.

Kjo deklaratë ka rivënë në lëvizje drejtuesit e Liverpoolit, të cilët e pëlqejnë prej kohësh “bomberin” gjerman dhe janë gat të shpenzojnë deri në 50 milionë euro për kartonin e “yllit” të Leipzig. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2019, ora 13:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori