Timo Werner refuzon kontratën e re të Leipzigut, dëshiron një skuadër më të madhe
Timo Werner nuk dëshiron të nënshkruajë një kontratë të re me skuadrën, RB Leipzig

Sulmuesi gjerman i RB Leipzig, Timo Werner u ka dhënë shpresa ekipeve të mëdha evropiane, të cilat janë të interesua për shërbimet e tij.

Sipas gazetës Daily Star, Werner ka refuzuar kontratën e re të skuadrës gjermane dhe është i gatshëm të largohet.

Për të interesim kanë shprehur disa prej skuadrave më të mëdha evropiane si Liverpool, Manchester United, Chelsea, Real Madrid, Barcelona dhe Atletico Madrid.

Kontrata aktuale e gjermanit me Leipzig skadon në verën e vitit 2020. /albeu.com/
Shtuar më 15/02/2018, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori