Tirana dhe Partizani i drejtohen xhamisë përpara "Derbit"
Pëlqej
Vetëm pak orë na ndajnë nga ndeshja e madhe mes Tiranës dhe Partizanit që do të luhet në orën 19:45.

Emocionet kanë kapluar të gjithë sportdashësit, por edhe diçka e veçantë dhe emocionuese vjen nga vetë kampet e të dyja skuadrave.

Siç raporton “Supersport”, nga vendgrumbullimet e Tiranës (në periferi të kryeqytetit) dhe Partizani (në Elbasan), pasi kanë konsumuar vaktin e drekës rreth orës 12, disa lojtarë nga të dyja ekipet, kanë lënë për pak minuta sëtrvitjen, për t’iu drejtuar xhamisë.

Sot përkon ditë e premte, dhe një ditë e shënuar për besimtarët myslimanë.

Më saktë, lojtarët afrikanë, por edhe disa shqiptarë që e praktikojnë besimin mysliman, i janë drejtuar xhamisë, për të kryer faljen e zakonshme rreth orës 13:00, në ditën e premte. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2018, ora 15:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori