Tirana fiton derbin e kryeqytetit përballë Dinamos.
Ndeshja përfundoi me shifrat 1-0 dhe golin e fitores për bardhekaltrit e shënoi shkodrani Gilman Lika në minutën e 20-të.
Ndeshja u kontrollua nga lojtarët e drejtuar nga spanjolli Rubio por megjithë rastet e krijuara u kënaqën vetëm nga goli i Likës. Ndërsa Dinamo e 1001 problemeve nuk kishte fuqitë e duhura për të reaguar.
Rezultati ishte më se i pritshëm pasi dihen tashmë problemet që ka skuadra Blu.
Në ndeshjen tjetër të superligës,
Bylis mundi në Ballsh Apoloninë me rezultatin 2-1. Golat për vendasit i shënuan Korreshi dhe Dimo (15' dhe 71'), ndërssa për fierakët shënoi i zakonshmi Gërxho në minutën e 31-të. /albeu.com/
Shtuar më 26/11/2011,
ora 15:50