Tirana fiton ndaj Flamurtarit
Tirana ka mundur sot në kryeqytet me rezultatin e pastër 2-0, Flamurtarin e Vlorës duke kryesuar me 9 pikë rënditjen e Superligës. Bardheblutë do të kalonin në avantazh pas një autogoli të pabesueshëm të Veliut në minutën e 11'.

Mbrojtesi i kombëtares, në një duel për një top në ajër humbet ekuilibrin dhe godet me shpinë. Me portierin Moçka që kishte dalë nga pozicioni i tij, topi përfundon në rrjetë.

Në pjesën e dytë , sulmuesi i ri Morina do të dyfishonte rezultatin për Tiranën. Rioshi u ndodh i vetëm në zonë pas një korridori të saktë të Takut dhe përballë Moçkës, realizoi lehtësisht.

Tirana kryeson e vetme renditjen me 9 pikë, ndërsa Flamurtari pas katër javëve të para mbetet me 6 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2011, ora 19:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori