Tirana, fitore e thelle me Teuten e Durresit
Albeu.com
Tirana arriti të mundë Teutën me rezultatin e thellë 4-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Super Ligës. Kryeqytetasit u treguan superiorë gjatë gjithë takimit, duke mos e vënë në dyshim fitoren. I përhershmi Migen Memelli shënon golin e parë në minutën e 7-të të takimit. Emiliano Vila vendosi përkohësisht heshtjen, pasi barazoi shifrat në minutën e 30-të.

Në minutën e 41-të është sulmuesi Xhafa që rikthen avantazhin për skuadrën e Tiranës. Me rezultatin 2-1 mbyllet edhe pjesa e parë.

Goleadori Migen Memelli shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Tiranën në minutën e 87-të. Në minutën e fundit Ansi Agolli shënon golin e katërt, i cili vulos edhe rezultatin përfundimtar 4-1.

Me këtë fitore skuadra e Tiranës ngjitet në kuotën e 58 pikëve, duke ruajtur vendin e parë, me një pikë më shumë se Vllaznia. Ndërsa, Teuta mbetet në kuotën e 41 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e pestë.

Javën e ardhshme Tirana do të përballet me Besën në transfertë, ndërsa Teuta do të presë modestët e Bylisit.
Shtuar më 26/04/2009, ora 23:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori