Tirana i përgigjet ofertës prej 150 mijë eurosh nga Skënderbeu për 20-vjeçarin
Pëlqej
Tirana ka vendosur të refuzojë ofertën zyrtare të Skënderbeut për mbrojtësin Albi Doka.

Klubi korçar bëri një ofertë prej 150 mijë euro për kartonin e 20-vjeçarit, por Refik Halili ka vendosur ta refuzojë ofertën e homologut, Ardjan Takaj, dje në mbrëmje. Lajmin për qëndrimin te bardheblutë të Dokës e konfirmoi edhe trajneri Ze Maria menjëherë pas ndeshjes ndaj Kukësit. Por, ai që i vuri “vulën” ishte vetë talenti bardheblu.

“E ardhmja ime është te Tirana, do të mbetem këtu”, theksoi Doka, për të folur më pas për Superkupën. “Është mëkat që Tirana ra nga Superiorja dhe sot (dje) e treguam këtë. Jemi një ekip i mirë dhe grup kompakt mbi të gjitha. Megjithatë, tani të shohim përpara, pasi një vit kalon shumë shpejt. Këtë vit mund të luaj si mesfushor i djathtë, pasi trajneri beson se mund të bëj më mirë aty. Kisha një rast ku mund t’i dyfishoja shifrat, por për fat të keq nuk shënova. Gjithsesi, më gëzon fakti që fituam trofeun”, përfundoi 20-vjeçari bardheblu. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2017, ora 12:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori